Banoret

Banoret e Big Brother Albania 8


Zaida
35 vjeç, nga Delvina. Ka tre fëmijë dhe mban një lidhje shumë të fortë me familjen e saj. Nuk ka pasur një jetë të thjeshtë dhe peripecitë që ka kaluar e kanë bërë një grua të fortë, që di të përballojë vetë sfida dhe vështirësi. Nga BB kërkon vetëm një gjë: Çmimin e Madh.






Edison
33 vjeç, lindur në Dibër, jeton në Tiranë. Është larguar herët nga Peshkopia dhe për shumë vite ka bërë jetën tipike të një emigranti në Greqi dhe Itali. Është kthyer para pak kohësh dhe tani është në përshtatje me Tiranën, në kërkim të një pune dhe sistemimi të përhershëm. Është marrë me boks, por krejt ndryshe nga sa duket së jashtmi ai është i qetë, i qeshur dhe adhuron kafshët.








Tea
22 vjeç, jeton në Itali. Ka studiuar për Estetikë dhe ka punuar në disa qendra estetike në Itali. Është kthyer në Shqipëri për të parë edhe mundësitë për të pasur një qendër të sajën. Por para se të merret me biznes i duhet njohja dhe lidhjet e duhura. Ndaj edhe ka menduar të hyjë në shtëpinë e madhe në BB8.







Genci
19 vjeç nga Tropoja. Ka mbaruar shkollën e mesme për hoteleri-turizëm, por punon si model dhe ka qenë pjesë reklamash e videoklipesh. I pëlqen fama dhe ekrani dhe kërkon me çdo kusht të tërheqë vëmendjen. Në të ardhmen dëshiron të jetë aktor. “Rolin” e parë do ta luajë në BB8.










Sokol
32 vjeç nga Tirana, i diplomuar në Rusi si balerin. Punon solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Është i martuar dhe ka një djalë 3 vjeç. Edhe bashkëshortja e Sokolit është gjithashtu balerinë në TKOB. Është shumë i ndjeshëm ndaj fëmijëve, sidomos ndaj atyre me aftësi të kufizuara. Ka organizuar shpesh aktivitete në ndihmë të tyre dhe në BB8 synon të fitojë paratë për ta vazhduar këtë mision.




Xhensila
26 vjeç, nga Pogradeci. Pas një konkursi bukurie e disa pjesëmarrjeve në spektakle të ndryshëm, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2014”. Shfaqet shpesh në revista dhe emisione televizive. Në jetë ka gjithçka që i duhet, por është në kërkim të famës dhe pushtetit, që shpreson t’i gjejë në BB8.







Marina
25 vjeç, nga Hajdaraj i Kavajës. Marina bën një jetë tipike fshati. Nuk i ka pasur kurrë mundësitë për të bërë atë që ka dashur, por më në fund ka vendosur të guxojë: të hyjë në shtëpinë e BB8, duke thyer mentalitetin e jetës së mbyllur dhe kërkon t’i dalë për zot vetes.








Eleonora
42 vjeç, ka lindur në Fier, por në Tiranë banon që nga koha kur erdhi të vazhdojë studimet e larta për Histori-Gjeografi. Ka dy fëmijë dhe punon si mësuese Gjeografie në një shkollë të mesme në Tiranë. Është ekstravagante dhe i pëlqen të jetë kundër rrymës. Eksperiencat di t’i shijojë deri në fund. Këtë ka ndër mend të bëjë edhe me ditët që do kalojë në BB8.








Alba
24 vjec, lindur e rritur në Tiranë. Ka mbaruar studimet për Gjuhë të Huaja. Edhe pse vajzë e vetme dhe me prindër në gjendje të mirë ekonomike, ka filluar të punojë qysh 16 vjeç. Ajo ëndërron famën dhe televizionin. Prandaj ka menduar që ta fillojë nga BB8.







Diedon
26 vjeç, lindur në Mitrovicë. Qëkur filloi studimet e larta për stomatologji, jeton në Prishtinë dhe punon aty në një klinikë. Ka pasur dikur pasion muzikën, ka qenë pjesë e një bande që bënte muzikë rock. Hyn në BB8 për eksperiencë të re, për të folur e shprehur hapur, gjë që nuk e bën dot në ambientin ku jeton.






Fatjon
26 vjeç. Ka lindur Skrapar, jeton në Tiranë. Është diplomuar për Juridik dhe punon në fushën e ndërtimeve, në biznesin e familjes së tij. Angazhohet seriozisht në punë, por angazhohet po aq seriozisht në ndjekjen e pasioneve të tij, sepse Fatjonit i pëlqen të shijojë çdo eksperiencë. E fundit në plan është përballja me banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.







Fabian
31 vjeç, nga Kavaja, jeton në Siçili. E ka përjetuar historinë tipike të emigracionit që kur ishte fare i vogël. Bashkë me familjen është larguar me gomone drejt Italisë. Tani punon si kamionist dhe pas orëve të gjata të punës destinacioni është gjithmonë palestra. Tanimë ka marrë një vendim; të jetojë ca kohë një jetë tjetër, larg asaj monotones. Ndaj edhe po bëhet pjesë e BB8.











Maria
33 vjeç nga Vlora. Ka mbaruar studimet e larta për psikologji, e specializuar në trajtimin e fëmijëve me sindromën down. Pas një jete të vështirë dhe aventurash jo të zakonta në Itali dhe Greqi, është kthyer prej pak kohësh në Vlorë, ku ka hapur një atelie veshjesh. Stilon dhe organizon aktivitete kulturore në qytetin e saj bashkë me një grup të rinjsh.






Fisniku
27 vjeç nga Tirana. Ka mbaruar shkollën e lartë për elektronikë. Pas vdekjes së prindërve jeton me të motrën dhe bën jetën tipike të një të riu të ditëve të sotme, herë i punësuar e here i papunë e në kërkim të mundësive të reja. Pëlqen filozofinë, letërsinë dhe preferon të bëjë një jetë aktive. Në Big Brother 8 hyn për t’i krijuar mundësinë vetes për të realizuar disa ëndrra të mëdha e aspak të zakonshme.









Marsuela
Ka jetuar prej vitesh ne Greqi, mes shume peripecish. S’e ka bere dot kurre jeten qe enderron cdo vajze. Vjen ne Big Brother per nje shans te ri.
    Blogger Comment
    Facebook Comment