Pajtimi Lupçe-Danjel, Olsi dështon si negociator

Mes Danjelit dhe Lupçes duket sikur miqësia e vjetër nuk mund të kthehet më mbrapsht, duke krijuar brenda shtëpisë së Big Brother edhe situata të sikletshme. Këtë situata e ka vënë re edhe Olsi, i cili duket se nuk ka ndërmend të përfitojë nga situata dhe t’i fusë akoma edhe më tej në sherr ata të dy, por ka si synim që t’i pajtojë ata të dy. Olsi merr Lupçen dhe Danjelin duke u veçuar nga pjesa tjetër e banorëve në mënyrë që të sqarohen për situatën rreth tyre. Ai nis të flasë rreth marrëdhënies së tyre brenda në shtëpi dh marrëdhënies mes banorëve të tjerë duke marrë si shembull edhe marrëdhënien që ai pati me Kein dhe si u prish me të “gjithsekush ka gjërat e veta”, thotë ai ndër të tjera. Por nisma e Olsit duket se ka dështuar, pasi ata jo vetëm që nuk janë sqaruar,por kanë ngritur edhe akuza më të mëdha ndaj njëri-tjetrit. “Të gjitha muhabetet u përdoren si thashetheme. Ke ngrit alibi edhe i ke thënë me mënyrën tënde të zhurmës. Sa ndahemi edhe ti shkon edhe flet për shoqërinë tonë”, shprehet Danjeli. “Të gjitha këshillat që më ke dhënë e ke bërë për të mirën time. Shumë faleminderit që mi dhe mua që unë ta fitoj këtë “BB”. Turp të vij që këto këshilla nuk i ke zbatuar për veten tënde”, i thotë Lupçe. Ky i fundit për të treguar se është i sinqertë në lidhje me Danjelin shprehet se e fik cigaren në dorë dhe e bën si veprim. Pas shkëmbimit të replikave për mbi 30 minuta, Lupçe është ngritur nga tavolina edhe më i acaruar se më parë me Danjelin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment