Fiorentina-Lupçes: Musa ka folur keq për ty

Marrëdhënia Lupçe-Firoentina ka pasur shpesh ulje-ngritje, ku nga miq brenda minutës janë kthyer në armiq, apo edhe e anasjellta, por gjithsesi të dy e kanë të qartë se brenda shtëpisë së Big Brother të gjithë janë të fortë. Por Fiorentina mesa duket kërkon të hedhë “luanin” Lupçe në një tjetër drejtim, kundër Musës. Ajo e ngacmon Lupçen se çfarë mendon për banoret, kryesisht për Musën, i thotë se ai ka thënë për të se nuk ka ecur me këmbët e veta. “Ishim duke bërë muhabet para ca ditësh dhe Musai ka thënë në muhabet e sipër se Lupi ka ecur duke u përplasur tek të tjerët. Ndërsa për mua dhe Danjelin tha se kemi ecur me këmbët tona”, tregon Fiorentina. Por edhe Lupçe ka mësuar që brenda shtëpisë së Big Brother asgjë nuk është ashtu siç duket, dhe kjo është pikërisht edhe përgjigjja që ai jep.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment