Zbulohet strategjia e “Big Brother”, si do “ndahen” çiftet në shtëpinë më të famshme



18 marsi është dita kur do të rikthehet për publikun “Big Brother”. Në edicionin e tij të nëntë, ky format do të vijë totalisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri më sot. Ashtu si edhe është mësuar këtë vit konkurrentët do të jenë çift. Megjithatë “Vëllai i Madh”, nuk ia ka bërë kaq të lehtë sfidën banorëve.
Burime për “Bluetooth” kanë mundur të mësojnë se marrëdhëniet e tyre do të jenë në testim përgjatë gjithë kohës. Strategjia e organizatorëve është të sjellin, apo të stimulojnë situata, por dhe persona që do të vendosin në vështirë çiftet pjesëmarrëse. Ideja është që pjesëmarrësit të provojnë edhe lidhjen që kanë me partnerin, por edhe forcën e tyre në këtë garë.
Ndoshta një faktor që do ta komplikojë edhe më shumë këtë sfidë për çiftet do të jetë edhe rregulli që në shtëpi nuk duhet të bëjnë seks. Ashtu edhe si është bërë e ditur, edicioni i këtij viti do të bazohet tek vlerat njerëzore. Në një spot, të transmetuar ditët e fundit produksioni ka lançuar sfidën “Çfarë është çifti për ty?”, një pyetje, e cila shoqërohet gjithnjë nga hashtagu #vendpërdy. Ndaj e gjithë filozofia e lojës do të bazohet te raporti në çift dhe si do ta ruajnë raportin sentimental përballë “barrierave” që stafi do të vendosë ditë pas dite. Këtë vit “Big Brother” është fiksuar me bukurinë, qoftë për shtëpinë, qoftë për konkurrentët, pra BB9 bukurinë do ta këtë kryefjalë.
Kush është stafi
Në faqen zyrtare të këtij programi në web jemi prezantuar me stafin, i cili do të punojë 24 orë në 24 për 100 ditë me radhë. Në spotin e publikuar ata shfaqen të veshur seriozë, në një ambient luksoz, rrethuar nga fotografë dhe aparate, të cilat fiksojnë çdo moment. Në një moment në fund ata shfaqen duke ngrënë sushi, gjë që, në një farë mënyre, na bën të mendojmë se ky “Big Brother” do të jetë ndryshe nga të tjerët jo vetëm në ide, por edhe ushqim. Një nga kuzhinierët më të famshëm të Mastershef Australia, do të jetë shefi personal i konkurrentëve të “Big Brother”. Banorët që do të marrin pjesë këtë vit do të jenë 16, ndryshe nga vitet e tjera. Ashtu si kemi shkruar edhe pak javë më parë, mendohet se njëri prej tyre do të jetë një shtetas serb që do të bëhet pjesë e shtëpisë, së bashku me partneren e tij shqiptare.
Ndryshime rrënjësore do të ketë edhe në studio. Pavarësisht se u përfol që Arjan Konomi do rikthehej në “Big Brother” si kryeredaktor, pak ditë më parë u mor vesh se ai nuk do jetë më pjesë e produksionit. Organizatorët këtë vit kanë menduar që të ndryshojnë formulën edhe për sa i përket opinionistëve, të cilët do të jenë të ndryshëm çdo javë. Një prej tyre mësohet të jetë Najada, e njohur me emrin Noçja, vajza nga Fieri që mbahet mend nga “Big Brother 1”. Banorët e shtëpisë “Big Brother” këtë vit përveç strategjive personale, lojërave dhe situatave, do të kenë edhe një sfidë të re. Ketë herë do të duhet të marrin përgjegjësitë për t’u kujdesur për dy kafshë shumë të egra. Në fakt, ata janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë dhe do ta zbulojmë në puntatën e parë se çfarë do të jetë. Tashmë duket se gjithçka është gati për të ndjekur një “Big Brother” ndryshe nga sa jemi mësuar. 18 marsi është nata kur do të ndizen kamerat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment