Zbulohet një tjetër e re për "Big Brother”, prezantuese dhe opinionist i Fun Club do jenë…



Një nga programet më të ndjekur gjatë kohës së Big Brother është “Fun Club”, emisioni i të nesërmes së spektaklit live që analizon ngjarjet, fton të eliminuarit e radhës dhe sjell shumë diskutime që ndiqen nga spektatorët.

Deri tani nuk ishte zbuluar kush do e prezantonte dhe cili do të ishte opinionisti i këtij formati, por duket se spektakli televiziv i shumëpritur po zbulon çdo ditë nga një sekret, ndoshta edhe për meritë të mediave që i përgjigjen kureshtjes së shikuesëve.
Sot është bërë e ditur në media që këtë vit prezantuese e Big Brother Fun Club do të jetë sërish Albana Osmani, ndërsa në vendin e opinionistit do të ulet Olti Curri. Madje mësohet se studioja e Fun Club do të jetë brenda shtëpisë, një risi e "Big Brother 9".
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment