‘Rrengu’ i Big Brother me çiftin e parë, Ejona dhe Ademin


Ejona dhe Ademi janë çifti i parë që hyn në shtëpi dhe synimin e kanë të qartë; fitoren. “Do ta fitojmë bashkë këtë sfidë sepse kur kam fituar dashurinë tënde nuk ka sfidë që të mos e fitojmë”, tha Ejona. “Do ta fitojmë këtë sfidë bashkë që të realizoj ëndrrën tënde për një shtëpi tënden”, iu drejtua Ademi. Çifti i parë i Big Brother nuk janë në dijeni se në dhomat e tjera të shtëpisë kanë hyrë edhe gjashtë banorë të tjerë e për këtë Big Brother vendos t’u bëjë një lojë. Big Brother i thotë Ejonës dhe Ademit se nuk janë vetëm çifti i parë, por edhe banorët e parë që hyjnë në shtëpi. Më pas, Big Brother i fton që të dy të njihen me shtëpinë dhe i ka ftuar që të zgjedhin krevatin e tyre. Fiorentina dhe Olsi pasi rrëfejnë sesi janë njohur bashkë hyjnë në Shtëpinë e Big Brother, ku i presin Ejona dhe Ademi. Në takimin e parë, opinionisti Labinot Gashi tha se mes dy çifteve të para të futura në shtëpi sheh shumë dallime.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment