Liridoni, dyshime mbi largimin e Damianos dhe Danjelit

Ervini dhe Liridoni, të vendosur në këndin e cigares, nisin të bisedojnë për dy banorët e rinj të futur një natë më parë te ta. “Këta janë të rinj, nuk mund të krijosh raporte me ta. Por edhe këta do të mësohen, do e kuptojnë si funksionon”, thotë Liridoni. Më pas, djemtë flasin për natën e mbrëmshme të spektaklit, duke diskutuar në lidhje me videot që u shfaqën për ta, ndërsa më pas për largimin e Danjelit dhe të Damianos. “Unë mendoj se ata janë diku tjetër, janë tjetër kategori”, thotë Liridoni, ndërsa Ervini nuk mendon kështu. “Unë ta kam borxh jetën nëse ata nuk kanë dalë nga shtëpia”, thotë Ervini. Danjelit dhe Damianos iu komunikua gjatë spektaklit të mbrëmshëm se ishin të eliminuarit e parë nga Big Brother, por në fakt ata krijuan dy çiftet të rinj, së bashku me Fotininë dhe Donjetën, duke u bërë zyrtarisht konkurrentë të Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment