Kleodiana, shpërthen në lot dhe zbulon arsyen


Ka vetëm 24 orë në shtëpinë e Big Brother, por Kleodianës i janë dukur shumë më shumë, duke e pasur mjaft të vështirë përshtatjen. Vajza shtrihet në krevat dhe nis të qajë. Pranë saj shkon dhe Dona duke e pyetur për arsyen. “E kam mendjen gjatë gjithë kohës të prindërit. Ata e dinë që unë jam këtu, por kam frikë mos kanë mësuar ndonjë gjë tjetër që nuk e dinë. Nuk përshtatem dot këtu. Nuk mund ta tregoj veten këtu”, thotë Kleodeta. Dona i thotë se këto gjëra ishin marrë parasysh nga gjithsecili para se të futeshin në shtëpi. “Është shumë herët për t’u mërzitur”, i thotë ajo.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment