Kei & Vivi: Jemi kombinim origjinal, ndaj fitojmë Big Brother


Ato kanë qenë një çift disa vite më parë, por lidhja e tyre pësoi një ftohje. Takimi në “Big Brother” shihet si një mundësi e dytë për lidhjen e tyre. Kei e pranoi homoseksualitetin e saj në moshën 11 vjeç dhe për këtë e ka mbështetur edhe familja e saj. Për Vivin pëlqimi për vajzat ka nisur në moshën 16 vjeç dhe prindërit e kanë mbështetur në këtë zgjedhje të saj. “Në moshën 11 vjeçare Kejda kuptoi se shikonte persona të së njëjtës gjini si ajo dhe për këtë pati mbështetjen e familjes. 23 vjeç njohu dashurinë e vërtetë dhe kjo më bëri të kuptoja se dashuria nuk ka ngjyra, nuk ka gjini. Kjo është historia e Kejdës, kjo është historia ime!”, tha Kei. “Ishte 16 vjeç kur kuptoi se ishin vajzat ato që e bënin t’i rrihte zemra fort. Ajo kuptoi se kjo ishte normale dhe nuk ishte e gabuar. Kjo është historia e Vilmës, kjo është historia ime”, thotë Vivi. Që të dyja vajzat-çift thonë se kanë hyrë për ta fituar Big Brother. “Do ta fitojmë Big Brother sepse jemi kombinimi më origjinal”, thonë ato. Në “Big Brother” ato kanë shumë për të treguar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment