Kei-Ejonës: Je e paedukatë!

Ejona dhe Kei kapen me njëra-tjetrën. Kei ka vërejtje për të, duke i thënë se e ndërpret shpesh kur diskuton. Ajo arrin deri aty sa ta quajë të paedukatë sjelljen e Ejonës. Ejona mbrohet duke thënë se të njëjtën gjë bëjnë të gjithë banorët e shtëpisë, por vetëm kur e bën ajo vihet në dukje diçka e tillë. “Ti gabon me mënyrën si e shpreh dhe mirë që ma the që nuk kam edukatë”, i thotë ajo. Fiorentina ndërhyn dhe i jep të drejtë Keit. Ajo thotë se Ejona ndërhyn shpesh duke u ndërprerë diskutimet banorëve të tjerë. “Ti mos u ndiko nga të tjerët. Ç’punë ke me të tjerët ti, ti shih sjelljen tënde”, i thotë ajo.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment