Gjithçka gati!!!

Ne jemi gati, gati për të ofruar për publikun një spektakël të madh dhe të shumëpritur. “Big Brother” do të jetë tërësisht i ri këtë vit, sepse siç e quan edhe autorja Alessia Grieco Vessicchio programet janë si martesat;për t’i mbajtur gjallë, rinovimi është një domosdoshmëri. “Është pothuajse gjithçka e re. Është i ri autori, janë të rinj autorët e tjerë, është i ri producenti, është i ri stafi, si dhe regjisori. Shikimi i Big Brother këtë vit është i gjithi i ri dhe kemi kërkuar të rinovojmë edhe formatin. Do të kemi dashuri në këtë edicion sepse dashuria është gjithçka, është energjia, është emocioni. Është edicioni i dashurisë sepse do të luhet me dashuri. Por jo në një kuptim të vetëm, të themi dashuri në shumë kuptime, mes miqsh e bashkëpunëtorësh, thjesht dashuri. Ajo është gjëja më e bukur që kemi për të dhënë. Është një sfidë e madhe sepse është hera e parë. E di që ka njerëz që kanë pritshmëri”, shprehet Alessia Grieco Vessicchio, autore e “Big Brother 9”. Por fytyra e “Big Brother” do të jetë po ajo. Arbana Osmani, që i ka qëndruar besnike këtij spektakli që prej edicionit të parë. “Do të shihni atë që keni dy vite që prisni të shihni: “Big Brother”, një program që është kthyer në një traditë, në një domosdoshmëri për audiencën shqiptare. Unë jam shumë e lumtur edhe me fat të jem edhe një herë prezantuesja e këtij formati televiziv, i cili dhuron kaq shumë emocione për publikun, por edhe për mua megjithëse është edicioni i 9”, thotë Arbana Osmani, moderator e “Big Brother 9”. Spektakli do të zbulohet hap pas hapi në formën e narracionit… ….pas pak
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment