Gerta: E shoh veten larg në këtë lojë

Në oborr banorët i pret një surprizë. Big Brother ka vendosur të organizojë për ta një festë me produktet “Tona” dhe birrat “Peja”. Gerta dhe Kei gjejnë momentin për t’u sqaruar bashkë për fërkimet që kanë patur këto ditë. “Unë nuk bëj gabime. Jam shumë e sigurtë për këtë dhe nuk pendohem. Nuk jam penduar asnjëherë për një gjë”, i thotë ajo Keit, duke kërkuar që t’i japë të drejtë për debatet që kanë patur. Kei i thotë se s’ka përse t’i japë llogari dhe se e vret mendjen shumë sesi duket nga jashtë. Gerta thotë se nuk mendon se do të eleminohet shpejt nga loja. “Unë e konsideroj veten shumë larg këtu në këtë lojë”, shprehet ajo. Të dyja vajzat mbyllin bisedën me një gëzuar në fund.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment