Gerta dhe Denis, çifti që plotëson 20 konkurrentët


Gerta dhe Denisi janë njohur në audicionet e “Big Brother”. Qëndrimi mashkullor dhe pamja e jashtme e shtynë Gertën të afrohej më shumë me Denisin. Gerta ka lindur në Delvinë po jeton se bashku me vëllain dhe motrën në Tiranë, pas vdekjes së nënës së tyre. Gerta është duke përfunduar Masterin, ndërsa punon edhe agjente marketingu. Denisi është nga Elbasani dhe studion për “Marrëdhënie me Publikun”. I pëlqejnë shumë lidhjet e shkurtra dhe është shumë i komunikueshëm. Para tyre në shtëpinë e Big Brother hyri një djalë 26-vjeçar nga Berati, por që jeton prej shumë vitesh në Suedi. Damiano është rritur në një familje me femra, të cilat janë shumë të rëndësishme për të: gjyshja, mamaja dhe tezja. Ndarja e prindërve dhe dhuna që ka parë në familje, kanë ndikuar shumë në karakterin e tij. Punon si menaxher lokalesh dhe ka shumë dëshirë të shoqërohet me njerëz të famshëm, kjo është dhe një nga arsyet që është në “Big Brother”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment