Danjeli: Banorët “single”, shumë më të fortë se çiftet

Edhe pse tashmë Danjeli dhe Fotinia janë në shtëpinë e çifteve, sigurisht që ata nuk mund ta harrojnë lehtë javën e parë, ku qëndruan në shtëpi djem e vajza të ndarë dhe marrëdhëniet me ta. Të veçuar nga banorët e tjerë te çiftet, larg vëmendjes së tyre, Danjeli dhe Fotinia kujtuan aventurën e tyre të javës së parë. Në fillim, Fotinia thotë se banorët te çiftet nuk janë të fortë. Po ashtu është edhe për Danjelin. “Janë njerëz të mirë, por nuk i kam dëgjuar fare”. “Atje (i referohet “singel”-ave) janë edhe tre herë më të fortë se këtu. Ne kemi kaluar në laborator para se të kalonim te këta”, thotë Danjeli. Ata flasin për Benardin dhe Xhenin, për të dy thonë se janë shumë të mirë dhe shpresojnë që t’i bashkohen atyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment