Damiano-Fiorentinës: Mos bëj si shefe

Damiano dhe Danjeli ishin dy djemtë që debatuan disa herë me njëri-tjetrin javën e kaluar në dhomën e djemve, por deri tani te çiftet situata për ta ka qenë më e qetë Megjithatë, Damiano pati përplasjen e parë me Fiorentinën ditën e sotme dhe shkak është bërë Donjeta dhe cigaret. “Donjeta ka probleme familjare. Nuk e kupton kur problemin e tjetrit. Imagjino sa figurë të mirë do bëje t’i thoshe një fjalë të mirë”, i thotë Damiano Fiorentinës. Fiorentina: Nëse ka probleme familjare, mos të vinte këtu. Damiano: Mos më trego, jam apo nuk jam për këtu. Nuk erdhe ti të më mësosh jam apo nuk jam. Fiorentina: Ti mos hajde me pushkë në dorë të më tregosh mua edukatën. Ata vazhduan debatin edhe jashtë, ku qëndronte Kei dhe Donjeta. Damiano i thotë Fiorentinës të mos bëj shefen. “Të lutem se po flet shumë keq, mos na bëj tani si shefe”, thotë ai. Megjithatë, të dy nuk kanë dashur ta çojnë më tej debatin mes tyre. “Mendoj që të dy kishim të drejtë” tha Fiorentina.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment