Armela e quajti tinëzar, Ervini: Liridoni s’e meriton këtë

Liridoni dhe djemtë e tjerë janë mbledhur rreth tavolinës së ngrënies ku diskutojnë për vajzat në shtëpinë e beqarëve. Tema që hapet është ajo marrëdhënies së Liridonit me vajzat, e veçanërisht me Armelën, e cila e ka quajtur atë shumë “tinëzar”. Ervini i thotë se reagimi i bërë nga Liridoni ka qenë gjëja e duhur. “Ti e injorove atë me heshtje dhe bërë gjënë e mirë, sepse është një fjalë që ajo e ka thënë me bindje”, e këshillon Ervini. Ervini beson se Liridoni nuk e ka merituar këtë nga Armela, ndërsa Benardi vlerëson se vajza bëri gabim që e tha në sy të të gjithëve. “E meriton, s’e meriton këto gjëra duhet t’ja thuash vetëm kur je me të, aty jep mendimin tënd”, tha ai.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment