Ajo e quan tinëzar dhe i shmanget, ai e pëlqen

Ervini dhe Liridoni kanë dalë bashkë tek këndi i cigares, ku flasin për vajzat. Ervini e pyet nëse Liridoni pëlqen ndonjërën nga vajzat. Përgjigjja e tij ishte “po” dhe i tregoi edhe emrin. “Më pëlqen shumë, që prej ditës së parë Armela”, i thotë ai. Ervini e pyet nëse ja ka treguar ndjenjat vetë Armelës, por Liridoni i përgjigjet se e ka patur të pamundur. “Kam folur shumë pak sepse më shmanget”, thotë ai. Shmangien e vajzave duket se e ka vuajtur edhe Ervini. “Edhe mua më janë shmangur. Si mendon ti, të flasin dhe më pas të shmangen, a e bëjnë për lojë?”, pyet ai. Liridoni nuk i jep përgjigjje, ndërsa Benardi thotë se në këtë lojë të gjithë janë “të detyruar” të bëhen çift nëse duan të vazhdojnë më tutje. “Është normale, gocat kërkojnë çuna dhe çunat kërkojnë goca”, thotë ai.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment