Xhuli :S’besoja në dashuri derisa njoha mashkullin e jetës


Juliana Dodaj, e cila në “Big Brother 7” arriti të bënte përshtypje me tipin e saj të zhurmshëm, tashmë ka lënë Italinë për të vazhduar jetën e saj në Shqipëri. E specializuar për estetikë, Xhuli ka nisur punën në sallonin e saj në Tiranë, ndërkohë që po jeton një lidhje të fortë, që i ka rikthyer besimin në dashuri. Se çfarë e bën të veçantë partnerin e saj të ri, e përshkruan në këtë intervistë për “Panoramën” ndërsa thotë se fama që ka marrë në “Big Brother”, nuk i ka vlejtur për asgjë.

Fama që more në “Big Brother” të shërbeu për sipërmarrje si kjo?
Fama që mora në “BB” s’më vlejti për asgjë, mbase dhe nga fakti që unë nuk u mora me këtë pjesë, por preferova të jetoja jetën time ashtu si e lashë jashtë shtëpisë, që do të thotë të kem jetën time private dhe jo të jetoja në media. Nuk pendohem për këtë vendim timin, madje jam shumë më e lumtur dhe më e qetë kështu.
Ndërkohë të kemi parë me statuse të lumtura dashurie në rrjetet sociale. Ndihesh e plotësuar me të dashurin tënd?
Në fakt, i kisha humbur shpresat se do të gjeja dashurinë, më saktë princin tim. Por ai më ka bërë optimiste jo vetëm në dashuri, por në përgjithësi për jetën. Nuk ndihem thjesht e plotësuar, por super e plotësuar.
Çfarë të ka bërë të dashurohesh me të dhe ç’mund të thuash më shumë për këtë lidhje?
Çfarë më ka bërë të dashurohem? Ai ka shumë cilësi si njeri dhe po të nis të flas, nuk do të mjaftonte komplet gazeta “Panorama”. Por do them dy­tri gjëra që tek asnjë person s’i kam gjetur dot më parë. Ai është njeriu me pozitiv që kam njohur ndonjëherë, ka një buzëqeshje që sa e shoh më qetëson dhe më fal mirësi, është njeri shumë i drejtë dhe gjithmonë mundohet t’i shohë mirë të tjerët
Në marrëdhënie me ty është egoisti apo altruisti?
Është shumë altruist, me pak fjalë është njeri dhe jo “kafshë”, pra nuk është egoist. Di të them vetëm që djem si i dashuri im janë të rrallë. Hyrja e tij në jetën time ka qenë e papritur, por tashmë e domosdoshme, pasi më ka ndryshuar, më ka pjekur dhe më ka hapur sytë. Ne nuk jemi thjesht të dashur, është diçka më intensive dhe më e bukur, pra raporti që kemi me njeri­tjetrin.
Është djalë i njohur? Mund të na e zbulosh kush është ai?
Ai është personi që unë dua më shumë. Besoj mjafton kaq për momentin. Kjo lidhje për mua është e shenjtë, dhe bërjen publike po ia lë kohës.
Mund të quhet lidhje e konsoliduar, sa kohë u bëtë bashkë?
Nuk kemi shumë kohë bashkë, por me aq kohë sa kemi, më duket sikur kemi shumë vite. Dhe kjo ndodh sepse të dy i përkushtohemi mjaft njëri­tjetrit për çdo gjë. Më shumë se cilido çift duket se do ta festoni Shën Valentinin, nga mënyra si i përshkruan ndjenjat për të.
Çfarë dhurate do të dëshiroje nga ai?
Shën Valentin ne e kemi çdo ditë. Të them të drejtën, çdo ditë marr shumë e më shumë prej tij, por dhurata më e bukur nuk blihet dot, pasi ai më ka falur zemrën. Dhe kjo mua më mjafton më shumë se çdo gjë. Unë nuk jam tip që pres dhurata, më mirë të them nuk i dua fare. Nuk dua dhurata më të shtrenjta se koha, besimi dhe respekti. Këto janë kryesoret dhe duke qenë se i marr çdo ditë, kjo është arsyeja pse them Shën Valentin e kam çdo ditë. E pse duhet të fokusohemi vetëm te një ditë për të shprehur atë çfarë ndjejmë?!

Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment