A do te kete Big Brother Albania kete vit ?


Një nga ‘reality-show” më të famshëm në botë, Big Brother, që prej 8 vitesh po realizohet në shqipëri nga “Top Channel”, mund të mos jetë më pjesë e programacionit këtë vit.
Sipas zërave të përhapura në media, dyshimet janë ngjallur nga mungesa e reklamave për Big Brother, që transmetoheshin çdo fillim viti, por këtë herë mungojnë, ndërsa dy prezantuesit që kanë drejtuar spektaklin ndër vite, Arbana Osmani dhe Ledion Liço, janë të angazhuar në emisione të ndyshme.
Megjithatë ndoshta për shkak të ndryshimeve të fundit në programacionin e “TCh”, BB9 mund të jetë shtyrë në muajt e ardhshëm.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment