Arbana Osmani rikthehet në Big Brother?

Një foto e postuar nga vetë prezantuesja e Top Channel në IG, duket se ka provokuar jo pak. E rikthyer në punë pas lindjes së djalit të saj, Arbana ka shpërndarë një mesazh “të fshehtë”, duke pozuar krah bashkëpunëtorit të saj të vjetër. “Skuadra e vjetër u rikthye”, shkruan moderatorja në foton me Rezart Agën, ish-autorin e Big Brother dhe The Voice of Albania. Nuk dihet nëse ky ribashkim do të rikthejë edhe një herë kohët e arta të këtyre programeve, ose ndoshta të dy ata, po bashkojnë forcat për ndonjë projekt të ri televiziv.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment