Zgjimi herët i Teas, Marias, Fisnikut dhe Eleonorës


Dritat akoma nuk janë ndezur akoma në shtëpinë e Big Brother por katër nga banoret fillojnë të zgjohen. E para zgjohet Maria dhe pas saj Tea. Ky është një ritual i vajzave që ka pak ditë që ka nisur si një mënyrë për të shijuar rrezet e diellit mëngjesor dhe qetësinë që mbizotëron në shtëpi në këtë orë të ditës. Maria shkon në oborr dhe pret barin e njomë. Pastaj bashkë me Tean në kuzhinë bëjnë kafen e mëngjesit. Atyre i bashkohen në lulishten e vogël në oborr dhe Eleonora me Fisnikun.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment