Zaida i hedh rrobat në pishinë Eleonorës, protestë se prishi lojën me domino


Banorët luajnë domino. Kristi i ka bllokuar të gjithë lojtarët e tjerë, është fitues. Xhensila thotë të luajnë dyshe domino. Edhe Alba, Marina, Marsuela, Diedoni, Xhensila, janë aty për të luajtur. Eleonora futet brenda dhe merr dominotë. Alba kujton se ajo bën shaka. Marina thotë se Eleonora nuk i do dominotë. Eleonora i mbledh të gjitha. Banorët mendojnë se ky është një udhëzim nga Vëllai i Madh sepse Eleonora thotë se sapo erdhi nga lart. Zaida nevrikoset dhe debaton me Eleonorën. Ajo thotë se nuk është e vërtetë që i tha Vëllai i Madh që të mbledhë dominotë. Zaida i thotë Eleonorës që nuk ka të drejtë t’i prishë lojën. Ajo acarohet dhe i merr rrobat Eleonorës dhe ia hedh në pishinë. Eleonora kthehet në shtëpi dhe nuk ka parë asgjë, as rrobat që ia ka hedhur Zaida në pishinë. Banorët janë të gjithë në shtëpi dhe diskutojnë për këtë që ndodhi. Eleonora vërtet tha që ajo zbriti nga kati i dytë, por i ballkonit. Eleonora i thotë Zaidës që ajo nuk ka fytyrë të flasë për të. Eleonora i thotë Zaidës që ajo është brenda në shtëpinë e Big Brother sepse është specie në zhdukje. Fisniku vjen brenda dhe thotë se janë disa rroba në pishinë dhe janë të Eleonorës. Ajo menjëherë i drejtohet Zaidës duke e pyetur nëse i ka hedhur ajo. Zaida i thotë të shkojë të pyesë lart. Eleonora del duke kënduar dhe fillon të hedhë dhe ajo rroba. I thotë banorëve të argëtohen duke hedhur rroba në pishinë. Eleonora u kthye në shtëpi duke i thënë Zaidës se u argëtua më shumë se ajo me këtë situatë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment