Zaida debaton kur vjen puna për cigare


Zaidën e kemi parë jo pak herë të debatojë për cigare, izolimi e ka bërë atë të jetë shumë e varur nga mungesa e cigareve. Zaida është e nervozuar me Marinën sepse ajo i ka thënë gjatë kohës që Zaida po pinte cigare: “këtej e tutje s’ka puf, puf me cigare”. Zaida i thotëMarinës që mos t'ia marri respektin për dobësi, sepse asaj nuk ka ç’i duhet kur dhe si i pi ajo cigaret. Zaida i tregon Marinës se mënyra sesi ajo i ka folur, për të ka qenë tallje, përbuzje, Zaida i kërkon Marinës t’i ndajë gjërat. Zaida paralajmëron Marinën duke i thënë që herë tjetër të tregohet më e kujdesshme. Ajo i thotë Marinës: “mos më detyro të dal nga rrobat e mia dhe të humbas respektin që kam për ty”. Marina komenton duke i thënë Zaidës “unë me ty nuk merrem vesh fare”. Zaida komenton edhe me Fisnikun për cigaret: “të gjitha cigaret që kam patur i kam shpërndarë me banorët, ndërsa ata po tregohen shpirt kazmë me të".
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment