Veseli: “Xhensila kam ardhur për ty në BB”


Xhensila dhe Veseli të dy po bëjnë shëtitje përreth pishinës. Veseli nuk humb kohë dhe i thotë Xhensilës që “kam ardhur për ty në Big Brother”.Xhensila e habitur shprehet duke qeshur “se është një nder i madh për të, që një djalë i bukur dhe me shkollë dhe që nuk merret me drogë ka ardhur enkas për të”. Veseli komplimenton Xhensilën për veshjen dhe i thotë që je veshur tamam për një salsa, Xhensila sapo dëgjon fjalët e Veselit fillon dhe kërcen salsa me Veselin pa muzikë në sfond, por duke e improvizuar vet muzikën. Veseli ngacmon Fatjonin, kur ai kalon aty pranë duke i thënë: “a na e mban pak ritmin, se na ka rënë pak”, Fatjoni largohet duke mos i kthyer përgjigje Veselit. Veseli duke vazhduar bisedën me Xhensilës i shpreh asaj se “kur të vi momenti do kryej goditjen përfundimtare”. Xhensila e falënderon Veselin për shëtitjen dhe largohet me pretekstin, që ka për të bërë makijazhin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment