Veseli shfaq interes për Tean


Veseli është së bashku me Tean në oborr. Ai qëndron i shtrirë, duke e vendosur kokën tek prehri i Teas. Ai e pyet, atë nëse është në siklet nga një veprim i tillë dhe Tea i thotë që s’ka asgjë për t’u ndjerë në siklet. Veseli pyet Tean, nëse mund ta pyesë atë për ta njohur me tepër. Tea i përgjigjet duke i thënë që ai mund ta pyesë për gjithçka, pasi ajo nuk e ka problem këtë gjë. Gjëja e parë që Veseli pyet Tean është në lidhje me statusin që ajo ka dhe Tea i përgjigjet që është e lirë duke i bërë të njëjtën pyetje Veselit. Ai i përgjigjet që është singël nga koka te këmbët. Tani pyetjet po i bën Tea, ajo pyet Veselin se kur ka qenë lidhja e fundit serioze, që ai ka patur. Veseli përgjigjet duke thënë që “nuk ka patur asnjëherë lidhje serioze”. Tea kërkon të dijë më tepër për Veselin, ajo e pyet atë sesa ka zgjatur në lidhje? Veseli nuk i përgjigjet Teas për këtë pyetje, duke i thënë që nuk i duket i arsyeshëm kurioziteti i Teas. Veseli teksa dëgjon Tean që flet i rregullon herë pas here flokët dhe i thotë Teas që “më bën përshtypje mënyra sesi më këqyr, më duket e çuditshme”. Veseli kërkon të dijë akoma më shumë për Tean. Ai e pyet atë, se çfarë lidhje ka ajo me Fisnikun? Tea shprehet që tek Fisniku i pëlqen mënyra sesi i mendon gjërat, i pëlqen ajo çfarë mund të mësojë nga ai. Tea shprehet për Fisnikun “tek ai gjej një mendim të sinqertë”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment