Veseli puth Xhensilën,bëhet gati për Tean


Veseli i ka synimet e qarta. Loja e parë e tij në shtëpi ishte me vajzat. Mungesa e cigareve në shtëpi ia bëri atij më të lehtë rolin. Tea ishte synimi i tij i parë por mesa duket Xhensila e fton herë pas herë. I pyetur nëse ka cigare ai thotë se ka vetëm një. Zaida i kërkon që ta pinë bashkë por ai i thotë se cigaren e fundit e ka rezervuar për Tean. Ai shkon në dhomën e gjumit. Merr dy cigaret e fundit. Njërën vendos që ta fsheh dhe tjetrën e merr duke u thënë që është e fundit. Të kuptosh se kush është plani i tij është e vështirë. Para se të dal ai kujdeset që të lyhet me parfum. Bën disa hapa dhe kthehet sërish pas. Merr parfumin e tij dhe lyen krevatin e Teas. Veseli e ka të qartë situatën tashmë. Banori më i ri në shtëpi shkon në kuzhinë. Ai përqafon Xhensilën,i bënë masazh dhe i jep puthje në qafë. Pas kësaj Fatjoni i afrohet dhe kërkon të njihet me të. Ai e pyet për familjen,jetën që bën dhe Prizrenin. Veseli i përgjigje pa përtaci. Pasi ai puthë dhe njëherë Xhensilën që vendos të shkojë flejë më të dashurin e saj, del në oborr bashkë me cigaren ku po e pret Tea. Ai ulet pranë saj dhe tregon se i është thyer cigarja. Veseli i kërkon që ajo ti jap mendim se çfarë duhet të bëj me të. Mendim ky i kërkuar shumë afër saj. Ai vendos kokën në shpatullën e saj dhe pasi merr zgjidhje për cigaren e pyet se përse ajo nuk është ulur në ballkonin e shtëpisë. “Ti më the se duhet ta zgjedh unë momentin për të qëndruar atje lartë” i thotë ajo. Veseli e pohon dhe e sheh në sy duke i thënë se ky është momentin. Tea kupton mesazhin e tij dhe i thotë se Zaida do u bashkohet atyre për ta pirë cigaren të tre. Tea dhe Veseli duket se po kuptohen shumë mirë mes tyre dhe se natën e sotme Zaida u bë pengës për të shijuar ballkonin e shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment