Vesel-Fisnik, kundër njëri-tjetrit kur diskutohet femra

Banorët po diskutojnë sesi trajtohet femra në Shqipëri dhe Kosovë. Për Albën, meshkujt në Shqipëri nuk dinë sesi ta trajtojnë një femër, për të janë shumë maskilist. Për Diedonin, një femër në Kosovë, përveçse ke për detyrë t’i paguash çdo gjë, duhet patjetër edhe t’i shkosh nga prapa. Fisniku dhe Veseli janë kundra mendimeve që ata kanë për femrat në Kosovë dhe Shqipëri. Fisniku i tregon Veselit që është një mashkull feminist, është pro femrave dhe di ta trajtoj një femër, plus ai i thotë që “siç mund ta trajtoj unë një femër se ka trajtuar askush femrën këtu brenda në shtëpi”. Veseli i tregon Fisnikut që i është dukur shumë herë, arogant dhe injorant. Fisniku nuk e pranon dhe i tregon Veselit, që kjo mënyrë mund të jetë një provokim prej tij. Fisniku i shpreh Veselit që “akoma s’jam marrë me ty, por do merrem se jam mërzitur me banorët e vjetër, uroj mos të jesh kaq i vakët, se po ishe do mërzitem me ty”. Fisniku i tregon Veselit që fjalët injorant, arogant, nuk i shkojnë me të, ndaj do ishte më mirë që ai mos t’i përdorte karshi tij. Veseli i kërkon falje Fisnikut për fjalët, sepse Fisniku ia ka përmendur disa herë dhe Veseli detyrohet që t’i kërkoj falje për fjalët, injorant, arogant.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment