Vesel, banori më i ri i BB8

Pas lojës së buxhetit, banorët rikthehen në dhomën e ndenjies, ndërkohë që ka ardhur momenti i prezantimit të banorit që do të hyjë sonte në shtëpinë e Big Brother. Ai quhet Vesel Kurtishaj, vjen nga Prizreni dhe është 23 vjeç. Për ta njohur më shumë, shfaqet një klip i shkurtër ku ai prezantohet për publikun. Pas klipit Ledioni e fton banorin dhe studio dhe nis një diskutim i shkurtër me të. Ledioni e pyet ndër të tjera nëse do të tentojë të afrohet me ndonjë nga vajzat, duke qenë se është beqar dhe mjaft simpatik. Veseli i përgjigjet “ato që janë të zënë më interesojnë”. Opinionistja e pyet nëse do të përdorë edhe ai nacionalizmin si një armë, brenda shtëpisë dhe ai i përgjigjet “nëse e shoh të arsyeshme edhe mundet”. “Shpresoj që të thyesh mitin e Fatjonit” i thotë Opinionistja, duke nënkuptuar se Fatjoni njihet si djali që është më i preferuari i vajzave brenda shtëpisë. Pas këtyre momenteve, Veseli, banori më i ri i BB8, niset drejt shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të nisur aventurën e tij. Mbetet për t’u parë se si do ta presin banorët e tjerë të shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment