Thashethemet sjellin përplasje mes Zaidës dhe Xhensilës

Banorët ndjekin një tjetër klip. Këtë herë është radha e thashethemeve të javës. Ka ardhur momenti që ata të mësojë atë çka kanë thënë për njëri-tjetrin. Si zakonisht pas klipit nisin diskutimet, por edhe debatet. Përplasja më e madhe është ajo mes Zaidës dhe Xhensilës. Zaida disa herë gjatë kësaj javë është shprehur kundër Xhensilës dhe diskuton për lidhjen që ajo ka lënë jashtë dhe për pasurinë e Xhensilës. Zaida dyshon se Xhensilën ia ka falur një mashkull pasurinë që ajo ka. “Ai e ka bërë mis dhe i ka dhënë makina e shpija” thotë Zaida në klip. Kjo nuk i pëlqen Xhensilës e cila i kundërvihet. Zaida i thotë edhe një herë se ajo mendon se Xhensila ka gënjyer dhe se ish-i dashuri i saj është ai që i dhënë gjithçka Xhensilës. Xhensila i thotë me ironi “kur të dal do ta prezantoj edhe ty, po e lashë unë”. Më pas Xhensila thotë se ajo nuk ka hyrë për të treguar pasuritë e saj dhe se jeta e saj jashtë shtëpisë nuk duhet të bëhet pjesë e lojës së saj brenda shtëpisë. Ledioni i thotë se janë vetë banorët ata që i hapin diskutimet për gjërat e tyre personale dhe për atë që kanë jashtë shtëpisë. Opinionistja e pyet që ta sqarojë se çfarë është “Ks 06” për të dhe Xhensila i përgjigjet “unë preferoj ta quaj vetëm një targë makine”. Kështu mbyllet edhe diskutimi për thashethemet e kësaj jave.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment