Tea sillet çuditshëm me Xhensilën

Fatjoni dhe Xhensila janë ulur në kuzhinë dhe po hanë mëngjesin. Në bisedë e sipër Xhensila nis të tregojë një situatë që i ka ndodhur sot me Tean. Ajo nis të “ankohet” tek i dashuri i saj për sjelljen e çuditshme të Teas. “Shumë e çuditshme Tea sot” i thotë Xhensila dhe Fatjoni e pyet “pse?”. Xhensila e sqaron duke i thënë se ajo, pasi doli në oborr e përshëndeti, por Tea nuk i ka kthyer fare përgjigje. “Unë i thashë prapë mirëmëngjes, ajo hiç” thotë Xhensila duke e shoqëruar rrëfimin e saj me gjeste që shprehin çudi. Fatjoni ndërkohë vetëm qesh dhe nuk bën asnjë koment. Fatjoni ka bërë një plan me Tean për të vënë në lojë Xhensilën. Ai mendon se Tea është pikërisht duke vënë në jetë këtë plan dhe prandaj qesh. Ata duan të bëjnë xheloze Xhensilën dhe madje për këtë gjë kanë vendosur që edhe të puthen. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më tej mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment