Tea-Fisnikut: “pse më je indiferent”; Zaida qan për të atin


Banorët përfundojnë lojën. Ata janë shpërndarë kudo në shtëpi. Zaida është futur në rol. Ajo po qëndron në oborr me Marsuelën dhe i përshtatet rrobave që ka veshur. Gjatë batutave që shndërrojnë Zaida si një burrë dhe Marsuela që e ndjek,flasin për gjëra të ndryshme. Ato në fjalët e tyre ironizojnë sjelljen e banorëve brenda shtëpisë. Kryefjala e Marsuelës është Alba ndërsa e Zaidës Xhensila. Pas të qeshurave Zaida kujton të atin dhe fillon të qajë. “Pse nuk më bërë djalë se do i sha bërë dhe për ty dhe për vete” thotë ajo dhe hedh vështrimin lartë në qielli. Ndryshe nga Zaida dhe Marsuela banorët e tjerë drejtohen në tualet për të hequr makijazhin e më pas rrobat. Fisniku dhe Tea më në fund takohen bashkë. Ata ulen në oborr dhe bisedojnë. Tea e pyet Fisnikun se përse i ka qëndruar indiferent ditën e sotme. Ai i përgjigjet me një pyetje dhe i thotë se ku e ka parë ajo indiferentizmin e tij. “Unë isha vetëm dhe ti po ashtu,pse nuk erdhe tek unë” i thotë Tea. Fisniku i përgjigjet: “Po ti kur më pe vetëm pse nuk erdhe”.Tea i shpjegon se po priste të shkonte ai tek ajo. Fisniku i rrëfen se ajo ka qenë gjatë gjithë kohës me njerëz dhe nuk ka parë hapësira për të qëndruar me të. Tea i kërkon që ai të shkojë tek ajo dhe kur është me njerëz,duke nënkuptuar këtu se ai duhet të bashkohet me të dhe kur ajo është me Veselin. Fisniku thjeshte e sheh dhe fillon të qesh mirëpo Teas kërkesa që i bëri i duket krejt normale dhe e pyet pse ai qesh,pse nuk i tregon arsyen e indiferentizmit të tij. Çifti që pritej të ishte i treti në Big Brother 8 fillojë të diskutojnë me nënkuptime që as ata vete nuk po i deshifrojnë se çfarë thonë. Duket qartë se Veseli i ka trazuar ujërat e tyre. Ata diskutojnë gjatë dhe në fund përgjigjja e indiferentizmit të Fisnikut sipas Teas ka emrin xhelozi për Veselin. Tea nuk pranon faktin që i ka dhënë shkas Fisnikut për të qenë xheloz dhe i thotë se është shumë e nervozuar me sjelljen e tij. Ajo i shpreh se ai duhet të ishte afruar dhe duhet të kishte shkuar kudo ku ishte ajo pavarësisht se me kë. Në fund ai i thotë se i ka lënë hapësirën e duhur për të njohur djalin e ri. Kjo gjë e acaron edhe më shumë Tean. Ajo ngrihet duke e lënë vetëm Fisnikun e duke i thënë: “po iki të njoh djalin e ri”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment