Tea dhe Veseli duan të dinë se çfarë shikojnë tek njëri-tjetri


Veseli dhe Tea rrinë në verandë. Veseli e pyet Tean se çfarë shikon tek ai. Ajo i përgjigjet se shikon një mendjemadh. Kur Tea e pyet se çfarë shikon ai tek ajo, ai i përgjigjet se ai bën komlimenta vetëm kur shikon një zonjë të madhe. Ai shikon tek ajo që e bën tualetin shumë mirë. Ai i thotë Teas se nëse do të dijë diçka serioze duhet të gjejë një mënyrë tjetër për ta marrë. Kështu në këtë mënyrë i vjen për të qeshur. Ata shkëmbejnë shikime të gjata me njëri-tjetrin. Tea e pyet nëse ai ka shoqe të ngushta. Veseli i përgjigjet se ka shumë. Ai i tregon Teas se shumicën e shoqeve të ngushta i ka pasur për një kohë shumë të shkurtër. Tea me këtë kupton se ajo nuk është shoqe e ngushtë, sepse Veseli me këtë term nënkupton diçka tjetër, më shumë afrimitet. Tea e pyet se çfarë e tërheq tek një femër. Veseli i përgjigjet se i pëlqejnë femrat që nuk tregojnë shumë për veten. Tea nuk bindet dhe i thotë se me të nuk funksionojnë përgjigjet që nuk janë të sinqerta. Tea i thotë se ajo nuk luan dot me të në rast se nuk e njeh, për këtë arsye ajo po e pyet. Veseli e etiketon Tean si mendjemadhe dhe duke qenë kështu ai e shikon si të mbyllur në vete dhe nuk thotë asgjë. Tea i thotë se ai mund t’ia nxjerrë sekretet nëse do. Ajo shprehet se po ia jep mundësinë që ai ta njohë. Veseli i thotë se ai beson se ajo është e zgjuar. Ata që të dy duan të dinë më shumë për njëri-tjetrin dhe këtë gjë e shprehin haptas.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment