Tea-Alba shkëmbejnë puthje


Xhensila pas deklarimit dhe finalizimit të lidhjes se saj me Fatjonin duket shumë më e qetë. Ajo tashmë po përgatitet për nesër mbrëma në spektakël. Xhensila po merr mendimin e të gjitha femrave të shtëpisë se çfarë të vesh nga kasti i fustaneve që ajo ka në shtëpi. Pasi i provon me radhë të gjithë fustanet vendos të vesh sugjerimin e të dashurit të saj,Fatjonit. Pjesa tjetër e banorëve gjenden kudo nëpër shtëpi. Disa bëhen gati për të fjetur të tjerë gatuajnë për të ngrënë ndërsa Tea dhe Fisniku duken të mërzitur me njëri-tjetrin. Ai po mundohet të kuptojë më shumë nga Tea. Sjellja e saj e ka bërë shumë konfuz Fisnikun. Tea është shumë prezent në disa momente dhe shumë e tërhequr në momente të tjera. Fisniku do të kuptojë por hapësira që ajo i jep nuk ja mundëson këtë gjë. Tea i thotë që nuk e njeh se kush është ndërsa Fisniku e merr për ofendim dhe largohet. Ai kthehet pas pak minutash por tanimë është ajo që nuk do që të flas. Tea pas diskutimit me Fisnikun shkon në dhomën e gjumit. Aty janë pjesa më e madhe e banorëve. Diedoni dhe Alba janë në shtrat. Atyre u bashkohet Marina. Ajo i ngacmon duke i thënë se është lesbike. Diedoni reagon duke i mbështetur lojën dhe i thotë që t'ia provojë Marinës që është lesbike. Ajo thotë se Marina nuk pranon por Marina del e gatshme dhe tërhiqet sapo Alba i kujton fshatin. Alba thërret Tean dhe i kërkon që ta puthë. Tea nuk ngurron dhe i jep puthje në buzë. Diedoni është pa syze dhe kërkon që të përsëritet kjo gjë. Tea kthehet sërish dhe e puth Albën në buzë. Ai sheh Marinën dhe thotë: “na ruajt dreqi”...banorët qeshin. Marina nuk është e bindur dhe i kërkon një puthje më pasiononte. Tea i thotë se puthjet Franceze i jap privatisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment