Të nominuarit e javës, mbyllet televotimi


Pasi përshëndetet me publikun, Opinionisten e spektaklit, Ledioni rikujton edhe një herë të nominuarit e kësaj jave, duke i bërë thirrje publikut që të votojnë për personin që duan të largojnë nga shtëpia. Sonte televotimi do të mbyllet shumë herët dhe ka ngelur pak kohë për të votuar. Banorët janë në dhomën e ndenjies, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Ledionit. Ata e presin me gëzim fillimin e spektaklit dhe kështu nisin diskutimet midis shtëpisë dhe studios së spektaklit. Ledioni i pyet djemtë se cilën nga vajzat do të donin që të largonin nga shtëpia dhe Fatjoni thotë “të ikin të gjitha, vetëm Xhensilën të më lënë mua këtu brenda”. Mendimit të tij i bashkohet Fabiani i cili thotë se do të ishte mirë që të gjitha vajzat të linin shtëpinë. Ndryshe nga ata Diedoni thotë se ai nuk do të donte që të dilte asnjë nga vajzat, por më e rëndësishme për të është fakti që të mos jetë Alba e eliminuara. Kristi me shaka thotë “për mua le të dalë Niku” duke nënkuptuar që edhe ai i do të gjitha femrat e shtëpisë brenda. Ndërkohë banorët ftohen që të shohin një klip për nominimet e kësaj jave, ku BB vendosi që përveç Fisnikut në nominim të çonte vajzat, për faktin se djemtë janë më të paktë në numër. Pas klipit nisin përsëri diskutimet. Ledioni pyet vajzat se kush e ka ndjerë më shumë nominimin për këtë javë dhe Alba është e vetmja që pranon se ka kaluar një javë plot frikë për shkak të nominimit. Fisniku thotë se për të ky ka qenë një mominim i ëmbël, sepse është vënë përballë gjithë femrave të shtëpisë. Opinionistja e spektaklit e mbyll diskutimin duke thënë se ajo nuk mendon se do të dalë Fisniku, por deri tani ka vërtetuar se ky edicion është i grave dhe shprehet “për mua ky është Big Brother i grave, i parfumit”. Pas këtij diskutimi, Ledioni mbyll zyrtarisht televotimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment