Të nominuarat bëjnë gati valixhet dhe përgatiten për spektaklin


Këtë javë në nominim jam të gjitha femrat e shtëpisë së Big Brother dhe Fisniku, i cili shkoj automatikisht në nominim se u përzgjodh si gardiani më i keq. Dhoma e gjumit është mbushur në çdo cep të saj vetëm me rroba. Gocat ndërkohë që po sistemojnë valixhet, bëjnë dhe paradë mode me veshjet që do veshin për spektaklin. Maria është e dyzuar në lidhje me fustanin që do vesh, ajo ka dy alternativa të vesh ose një fustan ngjyrë të zi, ose një të verdhë. Ajo pyet Fabianin sesi duket me fustanin e verdhë, por Fabiani komplet indiferent i shpreh Maries që nuk ka sy ta shoh sepse ai ka të dashurën jashtë që është i lidhur prej një viti. Maria i propozon Teas që të veshi në spektakël një fund të sajin, por që do e sajoj dhe do bëj të duket si fustan. Tea falënderon Marian, duke u shprehur që nuk i vesh në atë lloj stili fustanet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment