Përplasje, personel dhe klientë


Hoteli ka krijuar përveç ndarjes së grupeve, ndarjes së detyrave, roleve edhe ndarjen e kërkesave. Turistët, të cilët janë ata që kanë kërkesat dhe privilegjin që personeli i hotelit duhet t’ia plotësojë janë të pakënaqur me shërbimin. Këtë gjë ia thonë personelit. Ata si klientë kanë rastet e tyre kur mendojnë se kërkesat nuk ia plotësuar në kohë ose fare. Personeli mbrohet duke i thënë se ata janë munduar të përgjigjen në çdo kohë të bëjnë detyrën ashtu siç i është kërkuar. Fisniku me Albën janë në oborr dhe ai i përkufizon Albës të gjithë klientët e hotelit: Veseli nuk është i kënaqur dhe hedh karrigen në shenjë pakënaqësie. Kristi nuk është i kënaqur sepse nuk e ka idenë se çdo të thotë të kesh të drejta të plota. Zaida nuk është e kënaqur se e bën porosinë në sportel. Diedoni duket i kënaqur sepse është shplodhur. Marsuela nuk është e kënaqur se “ka ngrënë çaj surratit”. Eleonora e ka filluar me të bërtitura. Xhensila duket e kënaqur. Fatjoni dhe Tea po ashtu mbrojnë punën e tyre ndërkohë klientët nuk heqin dorë nga opinioni që kanë për stafin e resortit të Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

1 comments: