Për Kristin, Eleonora është gjenerale e dështuar


Eleonora i thotë Kristit se ai ra shumë shpejt pre e provokimeve të saj, ndërsa Kristi i thotë se ai thjesht u tregua serioz, pasi ajo ia kërkoi këtë gjë që në fillim. Debati i tyre vazhdon akoma dhe më gjatë. Eleonora e krahason me Fatjoni dhe i thotë se vetëm ata të dy e kanë quajtur “Gjenerale”. Kristi i thotë Eleonorës se ai ka qenë i pari që i ka thënë se ajo ose është magjistare dhe ka hipnotizuar disa nga banorët që i shkojnë pas, ose është gjenerale dhe disa nga banorët janë ushtarët e saj. Eleonora i kërkon që t’i shpjegojë se kush janë ushtarët e saj dhe pse ai e ka quajtur gjenerale. Kristi i thotë se një pjesë e ushtarëve të saj kanë dalë tashmë nga shtëpia, duke nënkuptuar Stilianin dhe Marinën, dy nga banorët me të cilët Eleonora ka ndenjur më shumë. Kristi akuzon Eleonorën se ka përdorur disa nga banorët (ushtarët) duke i nxitur për t’i vënë përballë debateve dhe situatave të ndryshme në shtëpi dhe në fund ka marrë gjithë vlerësimet për veten e saj. Eleonora i thotë se kjo është zotësi e saj, nesh ka arritur të përdorë banorët e tjerë të shtëpisë, por i kërkon shembuj konkretë për rastet kur ajo është tërhequr në debate e biseda. Kristi në një moment i thotë “ti ke dështuar si gjenerale se ushtarët dolën jashtë, “vdiqën” në luftë dhe kjo ndodhi se je e dobët si gjenerale”. Eleonora i thotë se ai nuk e ka kuptuar se kush është ajo. “Unë edhe jashtë urrej të qëndroj prapa të tjerëve, unë dua të jem vetë gjithmonë përpara, pastaj kush do të vijë mbrapa , le të vijë” thotë Eleonora. Debati me ta vazhdon më gjatë. Ashtu si Eleonora edhe Kristi provokon për të shkaktuar nervozizëm, por kjo gjë nuk ndodh te asnjëri pre tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment