Pas spektaklit Happy Hour

Banorë po shijojnë muzikën dhe birrën Peja. Menjëherë sapo Ledioni i përshëndet duke i bërë me dije se shtëpia do të shndërrohet në një hotel për ta është koha për Happy Hour. Nuk ka si të ndodhë ndryshe ata fillojnë të kujtojnë se çfarë u tha gjatë spektaklit dhe kërkojnë sqarime tek njëri-tjetri. Xhensila , Alba, Diedoni diskutojnë mendimin e Zaidës për Xhensilën. Eleonora, Maria bëjnë gati rrobat e Marinës dhe shprehin keqardhjen për largimin e saj. Shndërrimi i shtëpisë në një hotel me 5 yje i ka bërë banorët që të fillojnë diskutimet. Fatjoni,Alba,Maria,Fisniku,Tea janë ata që kanë humbur lojën dhe do të jenë në shërbim të klientëve që janë Fabiani,Diedoni,Kristi,Zaida,Xhensila,Marsuela dhe Veseli si fituesit e lojës. Fituesit e lojës do të shijojnë një javë në një hotel me 5 yje dhe do të shërbehen nga humbësit e saj. Fabinai është i pari që kërkon Tean si asistenten personale. Përveç shërbimit që ajo do duhet të jetë dhe masazhatoria e Fabianit ,sipas tij. Xhensila do që ketë Fatjonin asistentin e saj. Xhensila fillon të bëjë shaka dhe kërkon që të ketë një person me muskuj dhe ajo do të ketë luksi që të kërkojë dhe të kalojë natën me një kamerier si ai. Diedoni flet gjithashtu se do ketë luksin që të kërkojë ndonjë kameriere si Alba që të kalojë natën. Veseli banori më i ri i shtëpisë dhe meshkujt e tjerë të saj vënë në lojë Fisnikun. Ai ka qenë pjesë e skuadrës humbëse në lojën e javës dhe në hotelin më të famshëm do të jetë në shërbim. Banorët e vënë në lojë fatin e tij dhe ata që kanë qenë të burgosurit javë shkuar i thonë se erdhi radha tyre që t'ia kthejnë me të njëjtën monedhë pse jo dhe më keq.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment