Pas debateve, momente argëtimi


Pas sistemimit të ushqimeve dhe pas disa debateve, e ka radhën muzika në shtëpi. Nën tingujt e muzikës disa nga banorët preferojnë thjesht të rrinë e dëgjojnë të ulur në shezllon, ndërsa të tjerët që nuk mund t’i rezistojnë asaj, fillojnë dhe ndjekin ritmin. Xhensila kërcen shumë provokuese afër Fatjonit. Ajo pasi kërcen me Fatjonin, kërcen ngjitur me Veselin, duke provokuar Fatjonin. Ajo ndërsa kërcen, i kërkon Eleonorës të shohë reagimet e Fatjonit. Eleonora ngacmon Fatjonin duke i thënë që “Veseli ia mban më mirë ritmin Xhensilës se Fatjoni”. Fatjoni qëndron serioz, duke mos i kthyer përgjigje Eleonorës, vazhdon duke bërë palestër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment