Një e dielë e bukur ka nisur...


Banorët zgjohen pas një natë shumë të gjatë. Muzika dëgjohet në shtëpi dhe dritat e dhomës së gjumit ndizen. Alba dhe Diedoni i dhurojnë si çdo mëngjes puthje dhe përqafime njëri-tjetrit. Kristi zgjohet dhe duke rregulluar krevatin këshillon që të mos e zgjojë Fabianin se ka këmbën e vrarë. Veseli shkon te krevati i Xhensilës dhe i bën masazh që ta zgjojë. Xhensila zgjohet avash-avash. Në kuzhinë kanë nisur thashethemet për Veselin. Eleonora i thotë Diedonit, Albës, Kristit dhe Fisnikut se Veseli i duket çun i mirë. Ka dashuri për të gjithë, njëlloj si Kristi ditët e para. Banorët dalin në verandë për kafen e mëngjesit. Ata diskutojnë për buxhetin i cili është shumë i rëndësishëm. Sot është e dielë dhe ata presin të bëjnë listën e blerjeve dhe të llogarisin buxhetin javor.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment