Një drekë nga zonja ‘Merkel’


Sot, përveçse kemi një drekë me personazhë krejtësisht të rinj, kemi edhe drekën e veçantë të gatuar nga zonja ’Merkel’. Dreka e gatuar prej saj është musaka e përbërë nga kunguj, patëllxhan dhe patate. Musakaja është specialiteti i zonjës. Turistët e uritur njoftohen se dreka tani është gati dhe ata mund të ulen në tavolinë. Turistët urojnë ‘Merkel’ për drekën e shijshme. Ata, ndërsa ushqehen, shkëmbejnë edhe batuta me njëri-tjetrin. Në shërbim janë Tea dhe Fatjoni, që tregohen shumë të gatshëm për çdo kërkesë të turistëve. Turistët, pasi përfundojnë drekën shkojnë në dhomën e gjumit për t’u qetësuar. Por, momenti i drekës ka ardhur edhe për ekipin e shërbimit ku: Fisniku, Tea dhe Fatjoni ulen në tavolinë dhe përveçse shijojnë ushqimin dhe komentojnë situatat me personazhet e rinj. Alba, sot ka mbetur pa drekë, sepse ajo nuk e preferon musakanë dhe Maria nuk mund të gatuante ekstra për të. Ajo gjatë gjithë kohës ka qenë e nervozuar me sjelljen e Maries. Ajo mendon se Maria e ka marrë shumë seriozisht punën e menaxheres.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment