Ndërkohë që presin për të ngrënë drekën, Eleonora kujton për Marinën


Banorët janë mbledhur në dhomën e gjumit. Ata bëjnë biseda të ndryshme. Kujtojnë dhe Marinën dhe zakonin e saj për të bërë tualet. Eleonora që nga momenti kur Marian u largua nga shtëpia e Big Brother tha që Marsuela e vuri në hije atë. Marsuela nuk e pranon këtë koment por Eleonora i thotë se kjo gjë ndodhi pa dashje. Ajo nuk mendon se Marsuela është aq e aftë dhe e ligë sa ta bënte me qëllim. Marsuela i thotë Eleonorës se ajo e pa me “gojë hapur” mbrëmë. Eleonora i përgjigjet se ajo ngeli me “gojë hapur” sepse priste që të dilte Marsuela mbrëmë përpara Zaidës e cila ka dhënë shumë në shtëpi. Alba e mbështet duke i thënë Marsuelës që publiku nuk ka kohë ta presë dhe tre javë që ajo të tregojë ndonjë gjë. Fabiani edhe pse e kishte kushërirë, e shikonte si lojtare Marinën për mos ta eklipsuar. Kurse Kristi në rastin e Marinës bëri një gjë shumë të bukur, tërhoqi audiencë dhe ishte shumë bukur kur e ngacmonte. Banorët vazhdojnë me biseda dhe mendime rreth përshtypjeve që kanë për Veselin dhe Kristin. Ndërkohë dreka është bërë gati dhe të gjithë shkojnë në dhomën e ngrënies për të drekuar. Sot ka gatuar Zaida.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment