Mungesa e bukës, përçan banorët

Banorët këtë javë janë ndarë në dy grupe dhe kjo ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve për hartimin e buxhetit të javës. Këtë javë ata kanë pasur në dispozicion vetëm 60% të buxhetit dhe kjo ka mjaftuar që të mos jenë dakord për produktet që do të porositnin për javën. Banorët u ndanë në dy grupe, ku shkak kryesor ishte cigarja, pasi joduanpirësit donin që të reduktonin sasinë e buxhetit për duhanin, por kjo nuk u pranua nga pjesa tjetër e tyre. kështu ata vendosën që ta ndanin buxheti dhe ushqimet në dy pjesë, por fshehurazi ata kanë marrë nga ushqimet e njëri-tjetrit. Eleonora në një moment ka thënë se do të bënte rojë gjithë natën për ushqimet e grupit të saj. Është momenti që të shfaqet një klip në lidhje me këtë dhe më pas nisin diskutimet. Eleonora thotë se ata janë kënaqur me këtë zgjedhje që kanë bërë sepse kanë plotësuar nevojat e tyre, por njëkohësisht edhe janë argëtuar. Ajo kundërshtohet nga opinionistja e programit e cila i thotë se kjo zgjedhje nuk është parë si diçka e bukur nga publiku jashtë. Eleonora e interpreton gjykimin e saj si tendencioz ndaj saj dhe si gjykim ndaj faktit që banorët janë duhanpirës. Opinionistja i thotë se ky është një gjykim i saj personal dhe se ajo në asnjë moment nuk promovon duhanpirjen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment