Marsuela sqarohet me Albën dhe Marian


Marsuela gjen momentin që të sqarojnë me Albën dhe Marian për çfarë pa në klip gjatë spektaklit. Ajo u thotë atyre se nuk kanë të drejtë të gjykojnë jetën e saj jashtë. Maria nuk e pranon se e ka gjykuar por e ka paragjykuar. Diferencën e gjykimit dhe paragjykimit ia bën Alba. Marsuela u kërkon vajzave që ta gjykojnë për sa e njohin dhe jo për historinë jashtë. Maria i thotë se do të kapet aty ku ajo e mendon duke qenë se ajo nuk di asgjë për të dhe se historinë e saj jashtë edhe po ta dijë nuk do t'ia përdorë në lojë. Pavarësisht se çfarë thuhet Marsuela vazhdon tu kërkojë që të mos flasë për jetën e saj kur nuk dinë asgjë. Alba i thotë se nuk ka rëndësi historia e jetës dhe i kërkon që të jap diçka në këtë lojë pasi nuk di asgjë për të. Diedoni dhe Fabiani që janë aty prezent i thonë se ajo duhet të jetë më aktive. Ata i thonë se dhe nëse ajo do të tregojë historinë e jetës nuk do ti përdoret për lojën. Ata të gjithë mundohen që t'i bëjnë asaj të kuptojë se duhet të ndryshojë sjellje dhe të bëhet aktive. “Ela ti duhet ta kishe diskutuar këtë gjë më parë me vajzat jo një javë pasi ka ndodhur” i thotë Diedoni. Fabiani vazhdon ta këshillojë që ajo duhet të jetë më aktive. Marsuela diskuton xhelozinë e Albës dhe i thotë se ka qenë e pa vend. Alba i lë të kuptojë se sjellja dhe mënyra që ajo ndoqi për të thënë diçka nga jashtë ishte shumë e gabuar dhe reagimi i saj erdhi si pasojë e sjelljeve të Marsuelës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment