Marina në studio, shembull që do të mbahet mend

Marina ka mbërritur në studion e spektaklit. Mes duartrokitjeve ajo ftohet të ulet pranë Ledionit dhe si fillim ndjek një klip me disa nga momentet më të veçanta të qëndrimit të saj brenda shtëpisë së Big Brother. Pas Klipit, e pyetur nga Ledioni, Marina thotë se i vjen keq që aventura e saj në Big Brother mbaroi dhe se do të kishte dashur që të shkonte më larg. Ai e pyet edhe se cila ishte arsyeja që e bëri të ishte pjesë e Big Brother dhe Marina i përgjigjet “doja të isha e para që të bëja diçka që shoqet e mia nuk do të guxonin ta bënin”. Nëpërmjet një tjetër klipi risillet edhe një herë historia e Marinës, ndarja nga ish-i fejuari, përjetimi i kësaj ngjarjeje në familjen e Marinës dhe sëmundjen e nënën së saj. Pas klipit Ledioni e pyet “çfarë do të bësh tani që dole nga Big Brother?”. Marina thotë se tani që ka dalë do të rikthehet në fshat dhe do të vazhdojë jetën e saj, aty ku e ka lënë. Kjo i pëlqen shumë edhe Opinionistes e cila duke e vlerësuar i thotë se ajo ka qenë një shembull për të gjitha vajzat e Shqipërisë. “Ti e bëre Big Brother-in tënd dhe jam e bindur që Marina do të mbahet mend gjatë” thotë Opinionistja. Marina më pas u bashkohet të eliminuarve duke u ulur pranë tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment