Maria shaka për banorët, transformon Kristin në njeri me ngjyrë


Maria, Tea dhe Kristi janë të tre së bashku dhe po argëtohen, sepse Kristi nuk di të flasë italisht. Të dyja gocat qeshin me Kristin, kur ai shqipton fjalë pa kuptim në italisht. Maries i vjen një ide dhe ia shpreh dhe Teas dhe Kristit. Ajo do të transformojë Kristin, duke e lyer me të zezë në fytyrë. Pasi Kristi pranon, Maria nuk vonon shumë dhe e lyen atë në gjithë fytyrën me ngjyrë të zezë. Kristi teksa sheh veten në pasqyrë qesh dhe i thotë Maries “e priste të ishte kaq i zi, por jo zezak fare”. Kristi kërkon të trembë banorët me pamjen më të re që ka. Ai shkon tek Eleonora teksa është duke bërë dush, e cila qesh kur e sheh Kristin në atë gjendje. Më pas, Kristi shkon në dhomën e gjumit, ku kërkon të trembë Fabianin, Fatjonin, Xhensilën dhe Albën me Diedonin që janë në gjumë. Banorët qeshin teksa shohin Kristin me pamjen e tij të re.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment