Maria kap ‘mat’ Albën, ajo e dënon atë


Maria nervozohet me Albën, sepse ajo thyen rregullat e hotelit. Alba ka veshur tuta poshtë uniformës dhe nuk e ka vënë kapelen. Maries ky veprim i Albës i duket qesharak dhe i tregon asaj që nuk ka vepruar mirë. Alba shprehet “se dhe ne në Skoci kështu vishemi”. Maria i kërkon Albës të ndërrohet dhe të jetë e rregullt me uniformë. Maria i tregon Albës që menyja për drekën e sotme është musaka. Alba thotë që nuk e ha një gjë të tillë. Maria shprehet se nuk mund të gatuajë ekstra për Albën, ndaj i bie që ajo të hajë vetëm darkën. Alba shprehet kundra Maries, duke i thënë “vërtet po bën detyrën tënde, por po e tepron”. Alba bën paralelizëm me Marien, duke i thënë “kur ishte ajo gardiane bënte tolerime”. Sipas Albës, Maria po kalon jashtë limitit të lojës. Por, pas pak shohim Albën me Diedonin që janë te dhoma e ekipit të shërbimit dhe po puthen gjithë mall, aty vjen Maria dhe i kap mat. Diedoni qesh sa sheh Marien, ndërsa Alba e pyet Marien që pse kapet gjithnjë me Albën kur puthet me Diedonin dhe asnjëherë me çiftin Xhensila-Fatjon. Maria i tregon Albës që do ta dënojë, duke e mbyllur në dhomë që mos të këtë mundësi të puthet me Diedonin, sepse ata po bënin një veprim tek dhoma ku rrinë shërbyesit dhe kjo gjë është e ndaluar. Alba nervozohet dhe i tregon Maries që është një lojë dhe ajo e ka marrë shumë seriozisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment