Lojëra dhe të qeshura pafund


Banorët janë shumë energjik këtë të diel. Ata sajojnë lojëra nga më të ndryshme për t’u argëtuar. Pasi janë të lidhur në partneritet luajnë lojën me karrige, nga loja me karrige, ata që humbasin marrin dënime. Tek loja me karrige Fabiani bën rolin e arbitrit, duke thënë ose ngri ose shkri. Dënimet kanë qenë nga më të ndryshmet për banorët, por që të gjithë i kanë zbatuar edhe pse shumë qesharake. Nga dënimet nuk shpëtojnë meshkujt ku vishen si femra, apo Veseli që ka marrë dënim nga Fatjoni që duhet të mbaj të mbathurat e Teas në kokë, apo Xhensila që duhet të mbaj në kokë bokse meshkujsh. Nga loja krijohen momente gazmore, banorët duken që po argëtohen pafund.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment