Loja me lugë për banorët


Tea lexon një zarf që ka ardhur nga Big Brother për banorët. Banorët duhet të marrin një tavolinë dhe ta kthejnë përmbysë. Dy lojtarë vendosen pranë tavolinës me shpinë nga ajo. Tea duhet të sigurohet që u ka lidhur mirë sytë dhe ata nuk shohin. Në dorë ka dy lugë. Me sinjalin e Teas ata duhe të bëjnë tre hapa, të rrotullohen 180 gradë me fytyrë nga tavolina. Përsëri me sinjalin e Teas ata duhet të nisen drejt tavolinës dhe kur të prekin këmbët e tavolinës do mundohen të vendosin lugët në ekuilibër. Ai që i vendos i pari në ekuilibër të dyja lugët, fiton. Për fituesin Big Brother ofron diçka shumë të shijshme, të cilën ai mund ta ndajë vetëm me dy banorë të shtëpisë. Loja do të organizohet në formë kampionati. Tea ndan çiftet në fazën e parë. Tea si lidere do të këtë privilegjin të bëhet pjesë e kësaj loje direkt në fazën gjysmë finale, për të plotësuar kështu numrin çift në këtë fazë. Çiftet që do të ndeshen në fazën e parë janë: Alba-Diedon Maria-Eleonora Kristi-Fisnik Fatjon-Fabian Marina –Zaida Xhensila-Marsuela
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment