Kush e manipulon Veselin


Banorët janë në verandë, shfrytëzojnë pishinën. Fatjoni është duke marrë rreze dielli dhe aty pranë i ulet Zaida. Fatjoni i thotë Zaidës se ajo po e manipulon shumë lehtë banorin më të ri në shtëpinë e Big Brother. Fatjoni i thotë Zaidës se ajo shumë lehtë mund t’i marri cigare atij me stilin që përdor. Zaida me të qeshur i kthen se nuk e ka natyrën manipuluese. Për Tean, Fatjoni i thotë Zaidës se po bën lojë me Veselin ashtu siç ka bërë me të dhe me Fisnikun. Ai i thotë Zaidës se nuk e di se sa i aftë mund të jetë Veseli që ta kuptojë që ajo “kuçedra” po bën lojë. Zaida i thotë se do të donte të ishte edhe njëherë në moshën e Teas, asgjë më shumë. Fatjoni thotë se Veseli mbase mund t’i gjuajë të gjitha femrat e shtëpisë: “edhe ty”,- i thotë me shaka Fabianit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment